Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani deklaratën kur ajo thoshte se s’do të vazhdonte të qëndronte në politikë nëse nuk do të ishte më pjesë e LDK-së.

Gecaj ka shkruar se e ardhmja s’u takon atyre që “guxojnë t1% mashtrojnë”, shkruan Gazeta Express.

“Na tha se “e ardhmja u takon atyre që guxojnë” …… por jo edhe e atyre që “guxojnë” të mashtrojnë …… “Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq” … … e “kaq” edhe sa i përket guximit të Vjosës!”, ka shkruar Gecaj.

Në vitin 2017, Vjosa Osmani ishte shprehur se ditën që nuk do të jetë në LDK nuk do të jetë as në politikë.

“Unë jam e bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më, përndryshe Vjosën nuk do ta shihni në politikë. Vjosa nuk do të merret më me politikë fare. Krejt karriera ime politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë me ndonjë parti tjetër. Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq. Aty unë e përfundoj karrierën time politike. Nëse diçka e tillë do të ndodhte unë nuk do të merresha më fare me politikë”, kishte deklaruar ajo në një intervistë televizive.

Por kryekuvendarja Vjosa Osmani tanimë ka ndarë rrugët me partinë pjesë e së cilës ishte për gati dy dekada.

Osmani ka paralajmëruar formimin e një iniciative qytetare që do të garojë në zgjedhje dhe me shumë gjasë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit