Zyrtarët islandezë konfirmojnë praninë e përbindëshit në liqen

Një komision i Qeverisë në Islandë ka deklaruar që një përbindësh në liqen, për të cilin është folur shumë historikisht, është një krijesë e vërtetë. Vendimi është marrë në bazë të një video, e cila kishte dalë në internet në vitin 2012, që duket se përmban prova të mjaftueshme për praninë e një krijese në formë të një gjarpri të madh në Liqenin ‘Lagarfljót’ në Islandë.

Legjenda, e cila është bërë pjesë e popullsisë në Islandë, thotë që gjarpri ishte futur në liqen bashkë me një vajzë të re dhe që prej asaj kohe nuk kishte arritur të dalë më nga liqeni. Që prej asaj kohe, prania e gjarprit është parë me skepticizëm, mirëpo tani komisioni e ka konfirmuar praninë e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT