Zyrtare: Trajneri i njohur në krye të KF Drenicës

Sot në ambientet e klubit të Drenicës, më prani të kryetares së klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, është zyrtarizuar Gani Sejdiu, si kryetrajner.

Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare si: KF Trepça ‘89, KF Renova (Maqedoni e Veriut), KF Vushtrria, KF Trepça, KF Feronikeli, FC Besa, KF Vëllaznimit dhe KF Ballkani, tashmë do të udhëheq skuadrën tonë deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Trajneri mitrovicas, do të fillojë pas pak ditësh punën me ekipin, në mënyrë që skuadra të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror.

Ndërkohë shumë shpejt do të kompletohet edhe shtabi teknik.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

“Trofetë e fituar nga Gani Sejdiu në skuadrat tjera:Trepça (Titulli kampion – Superkupa). Feronikeli (titulli kampion, kupa, superkupa dhe kupa mbarëkombëtare). KF Besa (Kupa)”.

“Shpresojmë që edhe KF Drenica të ketë suksese nën udhëheqjen e Gani Sejdiut dhe klubi të arrij objektivat e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT