Zyrtare: Shtyhen ndeshjet Man City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve Juventus-Olympique Lyonnais dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë, pasi skuadrat janë në karantinë për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë Coronavirus.

UEFA ka njoftuar në pasditen e sotme (e enjte) se ka marrë vendim për anulimin e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

E gjithë kjo vjen pas përhapjes së frikshme të pandemisë Coronavirus dhe në vazhdën e pezullimit të shumë kampionateve, tani radha i vjen edhe ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Njoftimi i UEFA-s

Pas karantinës së imponuar për lojtarët e Juventusit dhe Real Madridit, ndeshjet e mëposhtme të UEFA Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohen siç është planifikuar”.

Manchester City FC – Real Madrid CF, 17 mars, 21: 00

Juventus – Olympique Lyonnais, 17 mars, 21: 00

Vendimet e mëtejshme për dy ndeshjet do të komunikohen në kohën e duhur

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me udhëtimin e propozuar të Napolit në Barcelona, ​​ndërsa në Ligën e Evropës janë shtyrë ndeshjet Sevilla-Roma dhe Inter-Getafe.

UEFA pritet të pezullojë të gjithë turneun pas samitit të së martës, ndërsa shumica e ndeshjeve të Ligës së Evropës pritet të zhvillohen normalisht sot. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT