Zyrtare: Shqipëria në vend të tretë

Tashmë gjithcka është bërë realitet. Shqipëria do të vendoset në vazon e 3-të për shortin Eliminator të Botërorit “Rusi 2018″. Kuqezinjtë do të jenë në të njejten vazo me Ukrainen, Skocinë, Hungarinë, Suedinë, Poloninë, Irlanden e Veriut, Greqinë dhe Serbinë.

Një sukses i tillë, i cili mund të quhet historik në futbollin shqiptar, pikërisht se ndodh për herë të parë që Kombëtarja jonë renditet në vazon e 3-të të një shortit Eliminator ka ardhur pas triumfit të fundit në miqësoren ndaj Francës. Pikët e shtuara nga kjo fitore në renditjen e përgjithshme të FIFA-s kanë sjellë edhe këtë rezultat pozitiv për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biazi.

Zyrtare, Shqiperia ne vazon e 3-te

- Advertisement -

MË TË FUNDIT