Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se OSBE nuk do t`i monitorojë zgjedhjet në Drenas, më 4 dhjetor.
Ajo në një prononcim për “Indeksonline” ka bërë të ditur se OSBE mund t`i vëzhgojë zgjedhjet vetëm nëse aplikon për akreditim ndërkombëtarë.
“Jo nuk do t`i monitorojë, përveç nëse aplikon me u akreditu për vëzhgues ndërkombëtarë”, është shprehur ajo.
Daka ka thënë se vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ kanë të drejtë të vëzhgojnë.
Ndryshe, KQZ sot ka marrë vendim që të shtyjë datën e aplikimit për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë deri më 3 dhjetor (e shtunë)
- Advertisement -