Klubi i Drenicës e ka zgjedhur kryetarin e ri të klubit.

Musaf Bajraktari do të jetë i pari i ekipit të Drenicës tash e tutje, transmeton Indeksonline.

Bajraktari në prani të kryetarit të Komunës, Bekim Jashar, ka pranuar detyrën nga kryetari i dertianishëm Ilir Veliqi.

Ndërsa, përveç të parit të klubit është zgjedhur edhe kryesia prej 21 anëtarëve, të cilët do t’i prijnë Mustaf Bajraktir.

Emrat e kryesisë janë: Bastri Mehmeti, Rexhep Birinxhiku – nënkryetar; Ilir Osaj, Afrim Gashi, Hajrullah Lushtaku, Visar Musliu, Hamzë Derguti, Mustaf Syla, Bedri Zenullahu, Adem Aliu, Ismet Mustafa, Musa Hajdari, Avdi Tahiraj, Safet Sinani, Enver Mulaj, Fiadim Imeri ,Haradin Deliu, Musa Murtezaj – anëtar; Besim Bajraktari – drejtor Sportiv; Granit Koci – sekretar

Postimi i plotë:

Mustaf Bajraktari zgjidhët kryetar i klubit

Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Drenica z. Illir Veliqi, klubi e kishte të nevojshme riorganizimin dhe zgjedhjen e kryesisë se re, për ta menaxhuar klubin në vazhdim.

Si rrjedhojë e kësaj, klubi ka zgjedhur organet e reja udhëheqëse. Në prani te kryetarit te komunes z. Bekim Jashari kryetari i ri i klubit Mustafe Bajraktari e pranoi detyren nga kryetari i deritanishem Ilir Veliqi.

Kryesia e re klubit do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilës kryesi do t’i prijë, biznesmeni nga Skenderaj, Mustaf Bajraktari.

Në kryesi, tashmë janë edhe shumë biznesmen dhe sportistë të njohur si në Skenderaj por edhe jashtë qytetit tonë, që do t’i ndihmojnë klubit në financim dhe organizim.

Përveç kryetarit Bajraktari, nënkryetar janë emëruar, Bastri Mehmeti dhe Rexhep Birinxhiku, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar ish-futbollisti dhe ikona e klubit të Drenicës, Besim Bajraktari.

Gjithashtu, drejtuesit e klubit shumë shpejt do të emërojnë edhe shtabin teknik i cili do t’i prijë Drenicës në edicionin e ri të garave 2021/2022.

Kryesia e zgjedhur:

1. Mustaf Bajraktari, Kryetar

2. Bastri Mehmeti, nenkryetar

3. Rexhep Birinxhiku, nenkryetar

4. Ilir Osaj, anëtar

5. Afrim Gashi, anëtar

6. Hajrullah Lushtaku, anëtar

7. Visar Musliu, anëtar

8. Hamzë Derguti, anëtar

9. Mustaf Syla, anëta

10. Bedri Zenullahu, anëtar

11. Adem Aliu, anëtar

12. Ismet Mustafa, anëtar

13. Musa Hajdari, anëtar

14. Avdi Tahiraj, anëtar

15. Safet Sinani, anëtar

16. Enver Mulaj, anëtar

17. Fiadim Imeri,anëtar

18. Haradin Deliu, anëtar

19. Musa Murtezaj, anëtar

20.Besim Bajraktari – Drejtor Sportiv

21. Granit Koci – Sekretar