Zyrtare: Montoya nga Barcelona te Interi

Martin Montoya tashmë është zyrtarisht lojtar i Interit, ku është transferuar në formë huazimi nga Barcelona.

Në një njoftim të klubit zikaltër thuhet se Nerazzurrët e kanë opsionin e blerjes për ta bërë të përhershëm qëndrimin e tij në Meazza.

“Mbrojtësi arriti në Milano gjatë ditës së djeshme (e enjte) për testet mjekësore dhe tash janë kompletuar formalitetet”.

“Spanjolli 24-vjeçar ka fituar trofe gjatë karrierës së tij vendore dhe ndërkombëtare dhe vjen pas suksesit të trefishtë të Barcelonës në sezonin që lamë pas”.

“Të gjithë te Interi i urojnë mirëseardhje të ngrohtë Martinit”, thuhet në kumtesën e klubit italian.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT