Zyrtare: Merret vendimi për Rafael Benitezin

Real Madridi ka vendosur të vazhdoj bashkëpunimin me trajnerin Rafael Benitez.

Presidenti Florentino Perez, në konferencë për media ka thënë se Benitez gëzon mbështetjen e skuadrës, dhe se me përkushtimin e tij, mund të sjellë suksesin te Reali.

“Ne kemi mbajtur një takim me bordin dhe kemi analizuar situatën te Real Madridi. Rafa ka gjithë mbështetjen dhe besimin tonë”, ka thënë Perez në konferencë për shtyp.

“Rafa Benitez i ka të gjitha aftësitë dhe vetëm sa ka filluar punën e tij këtu. Le të vazhdojë të punojë dhe ai do t’i arrij objektivat e tij”.

“Unë i kuptoj pakënaqësitë dhe zemërimin e tifozëve me atë që ndodhi të shtunën, por unë u kërkoj atyre që ta mbështesin skuadrën”, ka vazhduar Perez./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT