Zyrtare: Lorik Cana i thotë lamtumirë Lacios

Lorik Cana pritet që karrierën ta vazhdojë në Gjermani, ku ka shumë klube të interesuara për të. Lajmin për largimin nga Lazio e ka konfirmuar vet babai i lojtarit, Agim Cana. Ky i fundit në një prononcim për mediat shqiptare ka thënë se Loriku po ikë nga kryeqyteti italian.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka vendosur që pas katër vjetësh të largohet nga Lazio.

“Ajo që mund të them me siguri të plotë është që Loriku do të largohet nga Lacio. Pas katër viteve në këtë klub ka ardhur koha që të provojë një eksperiencë të re, edhe pse ka kontratë edhe për një tjetër vit”, u shpreh Cana.

Sipas këtij të fundit, Loriku tani është duke i shqyrtuar ofertat e ardhura në drejtim të tij, teksa me gjasë destinacioni i ri do të jetë Gjermania.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT