ZYRTARE: Lajm i madh për “El Clasico”, feston Barcelona (FOTO)

Barcelona do ta mirëpres mungesën e një futbollisti të Real Madridit në “El Clasico”.
Barcelona pret Real Madridin në “Camp Nou” më 3 dhjetor në “El Clasicon” e parë të sezonit në La Ligë.

Por, ballafaqimi i madh e ka humbur një prej yjeve më të mëdhenj, sulmuesin e “Los Blancos”, Gareth Bale.

Real Madrid ka njoftuar se reprezentuesi uellsian duhet të operohet pas lëndimit që pësoi në duelin ndaj Sporting Lisbon në Ligën e Kampionëve.

Andaj, ai do të mungojë në së paku dy muaj e gjysmë, përcjell “Lajmi.net”.

Bale po ashtu nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për “Kampionatin botëror për klube” ku Real Madrid zhvillon ndeshjen gjysmëfinale më 15 dhjetor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT