Gjysmëfinalja e kthimit mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit, e cila u ndërpre pas goditjes me një objekt të fortë të trajnerit të Beshiktashit, Senol Gunez, do të vazhdojë pa tifozë nga pika që u ndërpre si pasojë e problemeve me tifozët.
Ndeshja do të rifillojë në minutën e 57-të në shifrat 0-0, më datë 3 maj.
Besiktas do ta vazhdojë ndeshjen me 10 futbollistë, pasi Pepe ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Takimi i parë Besiktas-Fenerbahce ishte mbyllur 2-2.
- Advertisement -