Zyrtarë komunal vizituan Mamografin Mobil në QKMF në Drenas

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Drenasit, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala, si dhe zyrtaret komunale, kanë vizituar dje mamografin mobil i cili është vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Më këtë rast, drejtoresha e Shërbimeve Publike, znj. Xhemajlaj dhe zyrtaret tjerë të Komunës janë pritur nga drejtoresha e QKMF-së, znj Xhevahire Sejdiu, mjeket të cilat qëndrojnë ne mamografi si dhe stafin teknik të këtij objekti. Drejtoresha Xhemajlaj ka falënderuar grat deputet të Kuvendit të Kosovës që kanë mundësuar blerjen e kësaj makine lëvizëse e cila shërbimet e mamografisë i kryen falas, ku me këtë mamografi po u ipet mundësia të kryejnë vizita edhe grave të Komunës sonë.

Ndërsa drejtoresha e QKMF-së, znj. Xhevahire Sejdiu ka treguar se mamografi mobile në Drenas bënë kontrollimin e 15 grave në ditë. Mosha të cilat bëjnë kontrollin është 50 deri në 70 vjeç, si dhe ato që i rekomandon mjeku.

“Kemi një interesim jashtëzakonisht të madh, po ashtu edhe një regjistër të madh të grave të cilat kanë shpreh interesim të bëjnë mamografinë “, ka treguar Sejdiu.

Mamografi Mobil ka filluar punën në Drenas që nga data 16.11.2015 dhe do të vazhdoj deri me 07.12.2015. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT