Zyrtare/ Kaq deputetë do të kenë VV,PDK, LDK e AAK në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Partia fituese e këtyre zgjedhjeve, Vetevendosje arriti të marrë 49.95% apo përkthyer në vota 438 mijë e 334 vota, ku zyrtarisht në sallën e Kuvendit të Kosovë do të ketë 58 përfaqësues.

Partia Demokratike e Kosovës mblodhi 148 mijë e 296 vota apo 16.90% të votave, do të ketë gjithsej 19 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës që mori 12.64% të votave apo 110 mijë e 978 vota do të ketë gjithsej 15 deputetë përfaqësues në Parlamentin e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë gjithsej 8 deputetë përfaqësues, ndërsa mori 62 mijë e 111 vota, apo 7.78%.

Kurse Lista Serbe do të ketë 10 deputetë përfaqësues ndërsa arriti të marrë 5.60% të votave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT