Zyrtare: Ish-kampioni i botës kundër boksierit shqiptar

Ish-kampioni i botës, Tyson Fury do të ndeshet kundër shqiptarit Sefer Seferi.

Fury i cili rikthehet në ring pas një kohe të gjatë për problemet me doping me 9 qershor do të ketë punë me boksierin nga Gostivari.

Ndeshja do të zhvillohet në Manchester Arena ku do të ketë edhe disa meçe të tjera.

Fury ka bilanc të qindpërqind me 25 fitore dhe asnjë humbje ndërsa Seferi ka 23 fitore dhe vetëm një humbje.

Britaniku nuk ka boksuar që kur arriti ta mbosht Wladimir Klitsckon. /IndeksOnline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT