Zyrtare: Hillary Clinton shpall kandidaturën për presidente të SHBA-ve

Hillary Clinton ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen në muajin nëntor të vitit 2016.
 Mbështetje të madhe për Hillaryn ka shprehur edhe presidenti aktual, Barack Obama.

“Ajo ishte një kandidate më tepër sesa e fuqishme në vitin 2008; ajo ishte një mbështetje e madhe në zgjedhjet e përgjithshme; ajo ishte një sekretare e devotshme e Shtetit amerikan; ajo është shoqja ime. Ndaj ajo do të jetë një presidente e shkëlqyer”, tha Obama.

Por çfarë e shtyn Hillary Clinton që të rikandidojë për postin e presidentes së SHBA-ve, edhe pse në vitin 2008 ajo pësoi disfatë në garën elektorale?

Senatorja kaliforniane, Dianne Feinstein, e cila e njeh prej vitesh, thotë se Hilaryt nuk i nevojitet ky post, por ajo thjesht e do, e ka pasur qëllimin e jetës për vite me radhë dhe i është kushtuar përgatitjes për ta arritur.

“Ajo ka një tip gazmor, prej të cilit nuk lodhesh, mund të ulesh me të dhe të pish një koktej ose dy”, thotë një tjetër e afërt me zonjën Clinton. Megjithatë, të tjerë zëra skeptikë e përshkruajnë atë si  paranojake, tepër të llastuar, madje edhe arrogante.

Por me sa duket një nga faktet që flet më shumë për ish-Sekretaren e Shtetit është se Partia Demokratike, ku ajo aderon, nëse humbet njëherë, ti del jashtë loje dhe me pak gjasë s’mund të kesh më vëmendjen, por këtë herë është ndryshe, ajo ka vazhduar të jetë dominuese në skenën politike. 50 për qind amerikanëve e duan Hillary Clinton si përfaqësuesen e tyre më të lartë të shtetit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT