Zyrtare: Feronikeli vjen me një super-transferim, forcon sulmin me një brazilian

Feronikeli na ka njoftuar për transferimin e ri, bëhet fjalë për një sulmues brazilian.

Qendërsulmuesi i është bashkuar klubit të Feronikelit me ambicjen e vetme për ta rikthyer FC Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat evropiane, thuhet në njoftimin e klubit.

Më poshtë postimi i plotë i skuadrës së Feronikelit:

“FC Feronikelit i është bashkuar edhe një Brazilian në radhët e veta.

Bëhet fjalë për sulmuesin Marclei Cesar Chaves Santos, i cili sot ka firmosur me klubin për të ju bashkuar objektivave të klubit tanë.

Marclei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit.

Qendërsulmuesi i është bashkuar klubit, me ambicjen e vetme për ta rikthyer FC Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat evropiane.

Ardhja e Marclei edhe një herë tregon seriozitetin e Presidenti dhe Kryesisë, për një ekip fantastik që po e ndërtojnë për sezonin e ri.

Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria, Boa, ai ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tailandë. Ai në FC Feronikeli vjen pas skuadrës braziliane, Bahia de Feira.

Marclei tashmë i është bashkuar ekipës dhe do të fillojë stërvitjet në momentin që ato lejohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK.

Presidenti Ramaj tha që sjellja e Marclei në ekip, është pjesë e vazhdës së revolucionit të ri që kemi filluar për ti bërë gati Tovërlanit një ekip konkurrues për sezonin e ri.

“Ardhja e Marclei dhe futbollistëve tjerë, si: Greca, Marko, Avdyli dhe rinovimi me Bojkun,tregon që kemi filluar një revolucion të ri në ekipë dhe duam që ti ofrojmë trajnerit Tovërlani një ekip sa më konkurues. Unë personalisht, po ashtu edhe FC Feronikeli në përgjithësi nuk ndihemi komod në pozitat e mesme të tabelës, prandaj duam të ofrojmë gjithçka në dispozicion, që në sezonin e ri të luftojmë për pozitën e parë”, tha Ramaj, për faqen e klubit.

Në anën tjetër, Marclei deklaroi se është i lumtur që po bëhet pjesë e FC Feronikelit dhe se qysh tani po e ndjen mikëpritjen brenda në ekip.

“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen dhe jam pjesë e FC Feronikelit, futja në kabinetin e trofeve dha përshtypje të mëdha për këtë klub që viteve të fundit ka fituar gjithçka, ambicja ime dhe e klubit padyshim që është pozita e parë, të cilën shpresoj ta arrijmë së bashku. Unë nuk do të kursehem”, tha Marclei për faqen e FC Feronikeli.

Marclei bëhet braziliani i dytë në ekip, pasi që dihet se pjesë e klubit është edhe Jean Carioca da Silva.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT