Zyrtare: Botërori 2022 në dimër

FIFA ka vendosur që Kampionati botëror 2022 në Katar të zhvillohet gjatë stinës së dimrit. Finalja do të luhet më 18 dhjetor.  FIFA ka vendosur që finalja e Kampionatit botëror 2022 të zhvillohet më 18 dhjetor, duke konfirmuar se gara do të luhet gjatë stinës së dimrit.

Vendimi u mor për t’ju shmangur temperaturave të larta që mbizotërojnë gjatë stinës së verës në Katar.

FIFA po ashtu dëshiron që Botërori në Katar të jetë më i shkurtër.

Zakonisht gara zgjatë 31 ose 32 ditë, kurse në Katar pritet t’i ketë 28 ditë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT