Zyrtare: Beteja për Tiranën është Veliaj-Kosova

 

Thuajse në të njëjtën orë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpallur kandidatët përkatës për bashkinë më të rëndësishme në vend.
Në kampin e opozitës, Lulzim Basha prezantoi ashtu siç pritej Halim Kosovën përmes një shëtitjeje dhe takimi me qytetarët e kryeqytetit, ndërsa sërish ashtu siç pritej, pak sekonda pasi Basha përmendi emrin e Halim Kosovës, nga selia e Partisë Socialiste, Edi Rama zyrtarizoi Erjon Veliajn.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se qyteti i Tiranës kërkon “një përqasje dhe një përkushtim të ri” dhe për këtë arsye, kandidati i PD-së do të jetë një mjek e jo një politikan.
“Sot, i jap zë një ndjenje konsensusi të përgjithshëm që ka rrokur të djathtë e të majtë. Njoftoj një vendim që nuk i takon vetëm PD-së, por është zëri i mijëra qytetarëve të cilët kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përqasjeje dhe përkushtimi të ri, që vjen duke zgjedhur një mjek dhe një politikan. Një njeri që i ka shërbyer qytetarëve dhe që ka luftuar klientelizmin: Halim Kosova”, deklaroi Basha.
“Falenderoj Partinë Demokratike që më kandidoi, falenderoj strukturat dhe qytetarët e Tiranës. E di sa punë duhet për ndryshimin, por jam i bindur dhe besoj që çdo njeri që ka mundësi të kontribuojë, duhet të punojë për ta çuar Tiranën tonë të dashur aty ku duhet”, tha kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës”, tha Halim Kosova. /TCH/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT