Zyrtare: Benzema mungon ndaj Juventusit

Skuadra e Real Madridit publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Juves.
Në këtë listë, mungon sulmuesi francez Karim Benzema, i cili nuk ka arritur të rikuperohet për këtë takim.
Tanimë ai do të tentojë të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Valencias, shkruan Koha.net.
Me mungesën e francezit, mediet spanjolle raportojnë se Reali do të luajë me formacionin 4-4-2, ku në dyshen e sulmit pritet të jenë Ronaldo dhe Bale. Megjithatë, akoma nuk ka informacione të konfirmuara në këtë aspekt.
Lista:
Portierë: Casillas, Keylor Navas dhe Pacheco.
Mbrojtës: Varane, Ramos, Pepe, Coentrão, Carvajal, Arbeloa, Marcelo dhe Nacho.
Mesfushorë: Kroos, James, Bale, Lucas Silva, Isco dhe Illarra.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Jesé dhe Chicharito.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT