Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo është konfirmuar në një konferencë për media të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Mustafa ka thënë se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Mustafa ka thënë se Qeveria Hoti ka bërë punë të mirë dhe ka qenë shumë e zellshme në luftën kundër pandemisë. Sipas tij edhe programi për rimëkëmbje ekonomike ka dalë të jetë i sukseshsëm.

“Vlerësimet tona janë se Qeveria nuk ka ra si pasojë e mospunës së saj sepse qeveria nuk i ka zgjedhur deputetët, por kjo ka ndodhë jashtë punës së Qeverisë. Ky është argument i joni se Qeveria ka bërë të mirë, Hoti ka treguar se Qeveria e tij është Qeveri që zbaton ligjin e lufton krimin e korrupsionin, kjo na ka shty që të konsiderojmë se Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim dhe do të vazhoj të jetë kandidat i yni edhe në zgjedhjet e ardhshme.”, ka thënë Mustafa.