Zyra e kryeministrit Mustafa sqaron se pse po vendosen rrethoja shtesë në kryeministri

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa për siguri, Edon Miftari ka sqaruar arsyen e vendosjes së rrethojave shtesë në oborrin e kryeministrisë.
Miftari ka thënë për Indeksonline se Policia e Kosovës ka bërë vlerësimin e rrezikshmërisë dhe ka rekomanduar që të rritet siguria. Ai ka mohuar se kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të fundit që kanë ardhur nga Vetëvendosje ku ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë përmes protestave.
“Në muajin qershor Policia e Kosovës, gjegjësisht njësia që bënë vlerësimin e rrezikshmërisë e të gjithë institucioneve kyçe ne vend (presidenca, kuvendi etj) na ka dhe e disa rekomandime te cilat MAP (Ministria e Administratës Publike) për shkak te procedurave tek sot ka filluar t’i zbatoj. Si këshilltar për siguri i kryeministrit Mustafa unë kam udhëzuar administratën që të merr parasysh rekomandimet dhe të zbatojë ato nga se të njëjtat janë për të gjithë personelin e objektit të ZKM-së dhe është çështje e sigurisë nacionale.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT