Zvicra ndërron mendje, një kosovar kapiten i përfaqësueses!

Ndeshja e nesërme ndaj Austrisë mund të jetë e veçantë për një nga shqiptarët e Kombëtares së Zvicrës. Valon Behrami sipas të gjitha gjasave do të jetë kapiten i ri i “helvetikëve”.

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka vendosur që të emëroi një kapiten të ri dhe Behrami mund ta ketë atë fat.

Petkovic e vlerëson shpirtin e Behramit në fushë dhe se ka ndikim edhe tek bashkëlojtarët e tij.

Petkovic ka thënë se ndaj Austrisë pritet që Zvicra të luaj me kapiten të ri ndërsa mediat zbulojnë se Behrami është lider i ri i kombëtares.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT