Zvicër, arrestohet shqiptari diller i drogës

Policia kantonale e Kantonit Vaud ka arrestuar një diler 28-vjeçar, të cilit iu kanë konfiskuar 480 gramë drogë me vlerë prej 15.000 frangash zvicerane.
 Të martën policia e Kantonit Vaud ka ndaluar një burrë 28-vjeçar në Clarens, qytezë afër Montreux, në Zvicrën romande. Personi posedonte me vete 20 gramë heroinë, njofton komunikata e policisë. Kërkimet që kanë pasuar kanë mundësuar gjetjen e afro 480 gramë heroine, me një vlerë prej rreth 15.000 frangash zvicerane, transmeton Albinfo.ch.

Përveç drogës, e kondicionuar në fishekë 5 gramësh, policia ka gjetur 1.5 kg prodhim që përzihet me drogën, si dhe të holla, respektivisht 1600 franga dhe 9600 euro.

Prokurori ka hapur një hetim penal. I pandehuri, një shqiptar 28-vjeçar, e ka pranuar se është marrë me shitjen e drogës në rrethin e Lozanës si dhe Rivierës (Vevey-Montreux) që nga viti 2013. Ai është tani përkohësisht i arrestuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT