Zvicër, aksident zinxhiror 9 të lënduar

Në një ndeshje që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në një kthesë të autostradës në Bernë Ëankdorf janë lënduar nëntë persona. Një grua është dashur të nxirret  me ndihmën zjarrfikësve të cilët janë detyruar ta presin makinën.

Sipas policisë janë ndeshur fillimisht dy vetura nga shkaqe të panjohura. Pastaj kanë ardhur tetë makinat tjera të cilat janë përfshirë në ndeshjen zinxhirore.

Për të mundësuar ndërhyrjen e forcave të ndihmës është dashur të bllokohet në mënyrë të plotë për disa orë me radhë autostrada A6 në Ëankdorf. Për pasojë, është zhvilluar një kolonë e gjatë automjetesh, njofton albinfo.

Policia po i zhvillon hetimet për të mësuar rrjedhën dhe shkaktarin e ndeshjes.