Pavarësisht se ishte i arrestuar për korrupsion në nëntor të vitit 2018,  ish-këshilltari i Pal Lekajt nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pjetër Ndou, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndou kishte qenë njëri nga zyrtarët e lartë të Ministrisës së Infrastrukturës, e cila udhëhiqej atëkohë nga Pal Lekaj.

Arrestimi i tij erdhi  pasi që dyshohej për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell Telegrafi.

Në atë kohë përveç Ndout, në Ministrinë e Pal Lekajt ishin arrestuar edhe katër zyrtarë që hyjnë në mesin e zyrtarëve kryesorë të kësaj ministrie.

Burim Deliu, udhëheqës i Departamentit për patentë shoferë,
Kadri Krasniqi, drejtor i Departamentit për kontrolle teknike dhe homologim, Burim Krasniqi, drejtor i Këshillit për siguri rrugore dhe Mhill Bibaj, ekzaminer në Gjakovë.