Zv. Komandanti i Policisë në veri heq dyshimet: Këtu nuk respektohen vendimet nga Serbia

Pati shumë raportime të ndryshme ditëve të fundit.

Kjo pas rasteve të koronavirusit të cilat u rritën në numër për rajonin e Mitrovicës së Veriut, e që më pas u tha që Serbia e vendosi në karantinë.

Madje, u tha që atje respektohen vendimet e Serbisë e jo të Kosovës.

Megjithatë, media ka biseduar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hotin.

Hoti tha që absolutisht, në veri, respektohen vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Hoti tha që nuk është e vërtetë që po respektohen vendimet e Serbisë.

“Nuk e di çka ka të paqartë këtu, është vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, që e mbështet për karantinimin e policia e zbaton. Absolutisht e sigurisht që jo nuk respektohen vendimet e Serbisë, Policia e Kosovës zbaton vendimet nga Qeveria e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT