Zjarr në fabrikën e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas

    Bëhet e ditur se ditën e djeshme, një pjesë e fabrikës së plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, është përfshirë nga zjarri.

    Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se një pjesë e vogël e fabrikës së plastikës në parkun e biznesit është përfshirë nga zjarri.

    Sipas ankuesit deri te zjarri ka ardhur nga mbeturinat e plastikës që ishin të grumbulluara në oborrin e fabrikës. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmeve të shkaktuara sipas ankuesit është e konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar. /drenicapress/