Edhe pse ka fituar tiullin e 10-të të Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, shpesh herë është përmendur se do të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.
Sipas gazetës spanjolle “EcoDiario”, bordi i Real Madridit ka vendosur që Zidane të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit pas Carlo Ancelottit.
Zidan ishte zëvendës i Ancelottit sezonin e kaluar për të kaluar më pas si trajner i Real Madrid Castilla.
Për Ancelottin janë të interesuara klubet më të mëdha evropiane, ndër to Manchester City, që në fund të sezonit do t’i ndaj rrugët me Manuelle Pellegrinin.
- Advertisement -