Zhvillimi ekonomik domosdoshmëri e kohës, qytetarët duan punë

Mireqënia sociale e qyetarëve të Kosovës në pikën më të ulët të mundëshme,vendi ka nevojë për ndryshim

Kosova fitoj paqën para 15 vitësh më së 7 vite kaluan nga shpallja e Pavarsisë, por qyetarët e Kosovës gjatë kësaj përiudhe kohore hasen në vështirësi të ndryshme për të mbijetuar ekonomikisht, remitencat nga mërgimtaret u tkurren në mënyrë drastike, papunësia në Kosovë ende mbetet e madhe.

Karvanit të  papunëve për çdo ditë i shtohen të diplomuar  nga lëmitë të ndryshme, të rinjë të cilët u shkolluan më vështirësi të mëdha bredhin poshtë e lartë të dëshpruar pas konkurseve të pakëta, familjet e tyre sakrifikuan ekonomit e tyre, madje dhe bukën e gojës për shkollimin e tyre. Të rinjtë tjerë pa shkollim të lartë sikur e kanë pranuar realitetin që Kosova për ta nuk ofron perspëktivë, kjo u dëshmua me migrimin masiv të tyre në dimrin që lamë pas.

Interes nacional mireqënia qytetare

Qytetaret e Kosovës ende po vazhdojnë  rrugëtimin për të realizuar aspiratat e tyre në sferën ekonomike, ky rrugëtim i tyre sikur është i mbushur më gjemba.

Në vitin e kaluar pamë përpjekje institucionale për të rinjët, duke krijuar lehtësira në shkollim si përgjysmimi i pagesës së konviktit menzës semestrit, por dhe në vitin akademik 2015/16 sikur u dha përparësi fakultetëve nga të cilat dalin profesionist që kërkohen më shumë në tregun e punës.

Kosova ka nevojë për ndryshim substancial në sferën ekonomike, ndryshimi vjen duke filluar nga vetja jonë me ide brilante të studiuara mirë, por dhe të përkrahura nga instutucionet tona për të cilat paguajmë tatim.

Papunësia tashmë sikur qëndron e palëkundur, evitimi i së cilës mund të bëhët vetëm më ndërmarrjen e hapave konkret institucional duke krijuar kushte të cilat do të zbërthehëshin në vënde pune.

Ndërgjegjësimi institucional

 Institucioneve të Republikës së Kosovës u takon të krijojnë mekanizma të tillë më të cilët ekonomia familjare do të lulëzonte, kjo do mund të ndodh më  përkrahje dhe stimuli e jo bllokim.

Ndërtimi i fabrikës së panxhasheqerit, gadishmëria e nivelit lokal për të përkrahur dhe krijimi i lehtësirave që u bë është për tu përshendetur, ndërsa një demagog dhe sahan lëpirës që mbanë pozitë të lartë shtetërore, sikur patë tëndencë për bllokim. Mendja disave ju ka ngelur vetëm në bllokim të procesësve, mjerisht këta kullera sikur janë të përkdhelur nga maja e piramidës udhëheqëse.

 Zhbllokimi mund të bëhët vetëm nëse këta demagog dhe soji i tyre qëndrojnë sa më larg vendimarrjës. Nuk do mend që ata si bënë luftën bënë dhe paqen, timonin për zhvillim të vendit duhet të kenë forca elitare pragmatike  bashkpunuese e jo përjashtuese.

 Përkrahje shtresës së mesme

Qytetaret kanë nevojë për lehtësira, si ulje e TVSH për ushqim dhe gjëra elementare për jetesë. Krijim i kushteve për biznese familjare, duke përkrahur në blerjën e mjetëve për punë dhe lirim nga pagesa e taksave për një periudhë të caktuar kohore i vetmi kusht të jetë punësimi i të tjerëve. Mbajtja e trajnimeve falas për ide biznesore dhe krijim i kontakteve më organizata ndërkombërtare të cilat janë të thirrura për ndërtim dhe zhvillim.

Shkruan: Fehmi Rama 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT