Zhvillime dramatike në Podujevë, ky është rezultati aktual

Në Komunën e Podujevës po vazhdon të jetë garë shumë e ngushtë mes kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqit dhe atij të LDK’së, Ekrem Hysenit, raporton Express.

Pas numërimit të mbi 33 mijë votave, Bulliqi ka 44.51 përqind të votave, derisa Hyseni 44.22 përqind.

Pas tyre renditen Floretë Zejnullahu me 6.26 përqind, Besnik Tahiri me 3.80 përqind, Gazmend Islami me 0.68 përqind dhe Xhemajl Hasani me 0.55 përqind.

21:00 – Ndryshon sërish rezultati në Podujevë

Në Podujevë ka ndryshur sërish renditja e kandiatëtëve. Pas numërimit të mbi 20 mijë votave, atje po prin kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Sipas KQZ’së, Bulliqi ka 44.5 përqind, Ekrem Hyseni 43.6 përqind, Floretë Zejnullahu 6.85 përqind, Besnik Tahiri 3.82 përqind, Gazmend Islami 0.6 përqind dhe Xhemajl Hasani 0.58 përqind.