Zhdrella: Krasniqi ndryshoi diçka, gjithçka shumë mirë

Ramiz Krasniqit i mjaftuan katër ditë për ta rikthyer shpirtin e vërtetë të Prishtinës dhe për të marrë një fitore të madhe në “Demush Mavraj” ndaj Istogut.

Ndryshimi brenda skuadrës është evident dhe këtë e ka vërejtur shumë mirë edhe Mentor Zhdrella. Në prononcimin për sajtin zyrtar të klubit në prag të ndeshjes ndaj Dritës, ai ka folur edhe për ndryshimin mes Prishtinës së Bylbyl Sokolit dhe kësaj të Krasniqit.

“Normalisht, çdo ndërrim i trajnerit sjell disa ndryshime, ndërron diçka. Tash gjithçka është duke shkuar mirë dhe besoj që do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen”, ka thënë Zhdrella.

Ai është shprehur optimist për fitoren ndaj gjilanasve, duke thënë që prishtinasit duhet të japin gjithçka në fushë, sepse në kryeqytet zbarkon një kundërshtar mjaft i fortë dhe maksimalisht i motivuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT