Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë të pjesë të vendit.
Drenicapress sot ka shkruar për bllokimin e rrugës “Selman Vojvoda” në Skenderaj, pasi një lexues ka shkruar se kjo rrugë është bërë e pakalueshme për banorët.
Fatmirësishtë hapja e rrugës është bërë gjatë ditës.
Lajmin e ka bërë të ditur Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt. “Pas reshjeve të fundit dhe rrëshqitjeve të dheut, zyrtarët e drejtorisë së shërbimeve publike dhe ata të “Unitet”-it e KRU “Mitrovica” kanë zhbllokuar rrugën “Selman Vojvoda“, në lagjen 1 në Skenderaj. Njëkohësisht janë në gatishmëri që sipas nevojës të intervenojnë edhe në lokacione tjera”, ka shkruar Jashari./DrenicaPress
- Advertisement -