Zgjidhet ngërçi politik në Maqedoni: Gruevski do të jap dorëheqje

Pas bisedimeve maratonike mes partive politike me ndërmjetësimin e komisarit Johanes Han, palët kanë arritur marrëveshje përfundimtare për dalje nga kriza.

Alsat M mëson ekskluzivisht se marrëveshja përmban dorëheqjen e kryeministrit Gruevski në mesin e muajit dhjetor.

LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.

Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë, nga 15 shtatori i këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT