Zgjedhjet në Turqi: Partia e Erdoganit fitoi bindshëm

Sipas rezultateve paraprake Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) kryeson zgjedhjet legjislative me 50,4%, duke siguruar që tani mandatin e qeverisjes së vendit.

Sipas rezultateve të deritanishme shpërndarja e votave është si më poshtë:

– Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK): 50,4%
– Partia Popullore Republikane (CHP): 24,2%
– Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP): (11,8%)
– Partia e Popujve Demokratikë (HDP): 10,1%

Parlamenti turk ka 550 deputetë, ndërkohë që numri i mandateve të nevojshëm për të formuar qeverinë është 276 nga 550 deputetë që ka gjithsej parlamenti turk.

Në zgjedhjet e 1 nëntorit morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur. Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor, Partia AK mori 40.87 për qind të votave dhe siguroi 258 vende në parlament, CHP mori 132 vende, kurse MHP dhe HDP morën nga 80 vende në parlament.

Pragu minimal që duhet të kalojnë partitë politike në rang vendi në Turqi është 10 për qind. Për formimin e qeverisë nevojitet më shumë se gjysma e deputetëve, ose të paktën 276 përfaqësues.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues – 88, pastaj vjen Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, dhe Konja 14 deputetë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT