Zgjedhjet në Maqedoni po vlerësohen të qeta

Arta Xhemajli, zëdhënëse e Komisionit Zgjedhor në Maqedoni ka thënë për Klan Kosovën se procesi i zgjedhjeve në Maqedoni është duke u zhvilluar në një atmosferë të qetë.

Xhemajli ka thënë se vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe procesi zgjedhor ka kaluar pa asnjë incident deri tani.

“Deri në orën 10, dalja në votime ka qenë 9.49 për qind. Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore prej 11.36 për qind dhe më e ulët një njësinë e gjashtë zgjedhore që përfshin zonat e banuara me shqiptarë, edhe atë prej 5.10 për qind”, ka thënë Xhemajli.