Zgjedhjet në Drenas, partitë: Deri më tani, gjithçka në rregull

Qytetarët e Drenasit sot po votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri

Ora e parë e votimit në Drenas, ku qytetarët vendosin për kryetarin, ka shkuar në rregull.

Kryesuesi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Idriz Hyenaj, ka thënë se ora e parë e zgjedhjeve ka ecur mirë, ndaj nuk kanë ndonjë ankesë.

“Procesi zgjedhor është duke vazhduar pa asnjë telashe. Nuk ka pasur ndonjë incident apo telashe të rapotuar”.

Njëjtë konstaton edhe sekretari i NISMA, dega në Drenas, Qëndrim Krasniqi. Ai ka thënë se në orën e parë të votimeve në balotazh nuk ka pasur ndonjë parregullësi.

“Janë raportuar mungesa të komisionerëve nëpër disa qendra votimi, por KQZ ka zgjedhur këtë problem. Ndryshe deri tani nuk kemi hasur në ndonjë parregullësi”.

Kujtojmë se në Drenas, për të marrë drejtimin e komunës, në balotazhin e së dielës, përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i NISMA për Kosovën. /klankosova.tv