Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të.
Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do i dërgohet për dekretim, Presidentit , Hashim Thaçit.
Vendimi i dërgohet Presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës, njofton Klan Kosova.
91 deputetë kanë votuar, 89 për, 1 kundër, 2 abstenime.
- Advertisement -