Zëvendësi i Gjuriqit nesër vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të marrë pjesë nesër në një takim me përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë.

Mediat serbe shkruajnë se takimi do të zhvillohet në Zveçan me anëtarët e Ekipit Drejtues për themelimin e komunave me shumicë serbe, transmeton Indeksonline.

Takimi fillon në ora 13:00 në objektin e komunës së Zveçanit./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT