Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, ka dhënë dorëheqje nga pozita, raporton portali “Front Online”.

I kontaktuar nga Front Online, ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore dhe personale.
“Unë kam arsye personale edhe shëndetësore që i kam dhënë për bordin. Tani del komunikata dhe sqaron gjithçka edhe vendimin e bordit, megjithatë unë kam arsye shëndetësore dhe personale që i kam dhënë për bordin”, tha Kiqina për Front Online.

Kiqina ishte emëruar u.d. i drejtorit të Telekomit në gusht të vitit 2020 nga bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës./Front Online/