Zemërgjerësia kosovare për të prekurit nga termeti në Shqipëri, nuk u tregua vetëm nga ata që banojnë në zonat urbane apo ata që dalin shpesh në media.

Bujaria e shqiptarëve të Kosovës është edhe me e madhe në zonat rurale, e atyre njerëzve që në hetshtje ofrojën shtëpinë për mikun.

E tillë është edhe familja Halili nga Tërdeci i Drenasit, e cila për strehim shtëpinë ia lëshoj familjes Dushi nga Durrësi. E durrësakët nuk kanë fjalë ta përshkruajnë mikëpritjen drenicase.