Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësorë dhe atij Sanitar (AUVK), në një konferencë për media kanë folur për gjendjen aktuale epidemiologjike në vendin tonë.

Zemaj ka thënë se nga nesër ( e hënë) do të këtë lëvizje të lirë të kufijve.

Ministri është shprehur se momentalisht gjendja është stabile dhe nuk ka nevojë për masa shtesë.

“Duhet të rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën e pastërtinë dhe mbi të gjitha t’i respektojmë rekomandimet e IKSHP-së. Për këtë arsye do ta shtojmë intenstitetin e kontrolleve e mbikëqyrjes, të jetë pjesë e mesazhit që gjendja të ndryshoj për së miri, që të mos ketë nevojë të përballemi me masa shtesë”, tha Zemaj.

Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.

“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai. Telegrafi/