Zemaj: Do t’i shtjerrim të gjitha masat që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme në rast të rritjes së të infektuarve me COVID 19 në vend.

Ai në Rubikon ka thënë se kthimi në izolim do të jetë shkatërrim për Kosovën, në aspekte të ndryshme.

“Do bëjmë çmos, do t’i shtjerrim të gjitha masat që të mos shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Po i lusim qytetarët t’i respektojnë masat, nuk po dojmë të përdorim mekanizma të shtetit që të veprojmë. Të respektojmë rekomandimet, manualin dhe kështu do arrijmë sa më shpejt ta izolojmë virusin. Kthimi në izolim do ishte shkatërim për shtetin e Kosovës, edhe për aspketin mendor, ekonomik e aspekte tjera. Nuk mund të zhvillohet më jeta të izoluar. Kjo është provu. Është pa dy muaj. Mos të kemi detyrime por nëse ka rritje që shkojmë drejt asaj të del situata nga kontrolli absoulutisht që do marrim masa më të rënda”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT