Zejnullahu: Llapi dhe Lladoci nuk do t’ua harrojë kurrë

Vëllai i heroit Hakif Zejnullahut, Bajrami ka falënderuar pjesëmarrësit në ishin në  inaugurimin e memorialit “Baza e Parë e UÇK-së”.

Ai ka thënë se Llapi dhe fshati i tij i lindjes, Lladoci, nuk do t’ua harrojë kurrë kontributin për memorialin.

Ai po ashtu ka falënderuar ish-deputetin e PDK-së, Latif Gashin.

“Unë iu garantoj në emër të Lladovcit iu garantoj se nuk do t’ua harrojmë dhe do të jemi mirënjohës tërë jetën.  Po ashtu më duhet ta falënderoj zotin Latif Gashi për punën e tij”, ka thënë Zejnullahu.

Kadri Veseli: Të gjitha jemi krenar me Zahirin, Hakifin, Edmondin dhe Ilirin 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është krenar për të kaluarën dhe ndjen përgjegjësi për të tashmen që Kosova të ec përpara në rrugën Evropiane.

Ai gjatë ceremonisë ka thënë se baza e parë e UÇK-së

Llapian të nderuar e keni hijeshuar këtë vend të shenjt, bazën e parë të UCK-së me pjesëmarrjen e juaj.

Baca Sabit, baca Osman, vëllezërit e komandantit historik Zahir Pajazit, shumë familje e nderuar e Edmondit, i nderuar kryetar i Podujevës.

Sot në Lladoc po përjetësojmë një monument të shenjt të lirisë dhe sakrificës ashtu  si Prekazi në Drenicë, Lladroci ishin bazat e para të UÇK-së ku ktheheshin në bazë të sigurt ushtarët e UÇK-së.

Ne jemi shumë krenar për këtë dhe të gjithë qytetarët janë krenar me heronjtë. I madhi Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha. Ne zotohemi se do të vazhdojmë më tej me  besë se vendin do ta zhvillojmë edhe më fuqishëm dhe do të punojmë edhe më shumë që qytetarët tanë të jenë më të arsimuar dhe të integruar. Nuk mund të kaloj pa përmendur edhe dy luftëtarët të UCK-së, po flas për Latif Gashin dhe Rrustem Mustafën dhe besoj se së shpejti do të jenë në mesin tonë. Komandant ndjehemi krenar për të kaluarën tonë dhe ndjehemi përgjegjës për të ardhmen”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.

Gjithçka gati për inaugurimin e memorialit “Baza e Parë e UÇK-së” 

Në vendlindjen e Hakif Zejnullahut, më Lladoc të Podujevës do të bëhet inaugurimi i kompleksit memorial “Baza e Parë e UÇK-së”, raporton Indeksonline.

Shtatoret e katër dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, dhe Ilir Konushefci do të jenë në këtë kompleks.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë liderët shtetëror, ku do të bëhet zbulimi i shtatoreve.

Në fshatin Lladoc ishte baza e parë e UÇK-së në rajonin e Llapit.

Shtatoret e dëshmorëve janë punuar në Shqipëri dhe janë sjell një ditë më herët nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Prezent janë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli,  djali i Ibrahim Rugovës, Mendimi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe shumë zyrtar qeveritar dhe deputet.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT