Atentati ndaj liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Media ruse “TVC” arriti të siguronte pamjet e kamerës së sigurisë, nga e cila shihet qartë momenti i krimit.
Vrasësi shihet nga video, që është në pritje të liderit Nemstov. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30 në mbrëmjen e së premtes më 27 shkurt, sipas orës lokale të Moskës.
Nemtsvo sapo kishte konsumuar një darkë me modelen ukrainase që ndodhej me të në momentin e ngjarjes. Kreu i opozitës ruse bashkë me Anna Duritskaya, 23 vjeç kishin darkuar në një restorant të njohur në “Sheshin e Kuq”.
Në momentet që Nemtsvo po bënte një shëtitje të shkurtër me modelen ukrainase, shihet një borëpastruese i cili kalon aty pranë. Vrasësi priti këtë moment për të sulmuar objektivin e tij.
Pikërisht borëpastruesja e cila kalonte rastësisht aty ose jo, ka bërë që të ketë disa paqartësi në filmim. Kamera ka kapur momentet e vrasjes te ura e cila ndodhet pranë Kremlinit. Cilësia e filmit ofron mundësinë të shihet mirë vetura dhe personi që largohet me të.
Sipas një zyrtari, nga makina u qëllua pesë herë dhe nga këto katër plumba ranë mbi trupin e ish-zv.kryeministrit, i cili ndodhej i kthyer me kurriz.
Avokati i familjes Nemtsov, Vadim Prohorov thotë se politikani kishte marrë disa herë kërcënime për jetën.
Kush ishte Nemtsov
Boris Nemtsov ishte pjesë e politikës ruse prej mëshumë se dy dekadash. Ai mori popullaritet si guvernator i Nizhny Novgorod, detyrë të cilën e mbajti nga vitit 1991 deri në vitin 1997.
55-vjeçari ka shërbyer dhe si Ministër i Energjisë dhe zv.kryeministër nën qeverisjes e Presidentit, Boris Yeltsin.
Pas vitit 1998, ai mori pjesë në lëvizjet liberale dhe partitë politike duke shërbyer dhe si deputet.
Që prej vitit 2003, ai ishte i përfshirë në biznes dhe politikë.
Ai ka qenë një zë kritik ndaj Presidentit , Valdimir Putin si dhe qeverisë dhe politikave të ndjekura prej tij.
Që prej vitit 2012, ai ishte bashkëdrejtues i partisë liberale RPR-PARNAS (Republican Party of Russia – People’s Freedom Party).
Vrasja e Nemtsov erdhi vetëm një ditë para mbajtjes së protestës që ishte parashikuar të mbahej me 1 mars në Moskë.