Efektivët në një doganë në Itali kanë kapur një vezë të madhe që në fakt ishte një fosile, gjatë tentativës për ta transportuar në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët thanë se punonjësit e doganave në aeroportin e Bergamos sekuestruan një vezë gjigante, e cila kishte një vlerë të deklaruar prej 550 dollarësh. Por pas kontrollit, ata zbuluan se veza gjigante parahistorike kishte një vlerë përafërsisht 100 000 dollarë.
Agjencia doganore tha se fosilja besohet të jetë vezë e “Maximus Aepyornis”, i njohur ndryshe si një “zog elefant”, jofluturues i cili ka jetuar në Madagaskar nga epoka e akullnajave deri në epokën e vonë dhe që tani është zhdukur.
Krijesa gjigante mund të arrinte 10 metra i gjatë dhe të peshonte 453 kilogramë ose më shumë. Ajo ka jetuar në ishullin e Madagaskarit për miliona vjet deri sa u zhduk nga gjuetia rreth 300 vjet më parë. Poseduesi i vezës u identifikuara vetëm me inicialet D. C. Ai tha se gruaja e tij është nga Madagaskari dhe veza ishte një dhuratë martese.