Zbulohet plani i fshehtë “Operacioni Shqipëria”: Nëse Greqia largohet nga eurozona, ja çfarë na pret!

 Derisa bota është në pritje të përgjigjes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të vazhduar furnizimin e Greqisë me para të freskëta, dhe derisa vijnë deklaratat e shefave të shteteve të eurozonës se Greqia nuk do të dalë nga eurozona, dhe po bëhet thirrje që të negociohet me Athinën, është zbuluar një plan që deri më tani ishte ruajtur mirë dhe që quhet

“Operacioni Shqipëria”, që kishte për qëllim parandalimin e përhapjes së mundshme të krizës greke, sidomos në Rumani, Bullgari, Qipro dhe Maqedoni, transmeton lajmi.net.

Ky është një plan i përgatitur me kujdes në rast se Greqia duhet të largohet nga eurozona, propozim ky të cilin aktualisht po e kundërshtojnë kryeministri francez Manul Vals dhe disa zyrtarë të shteteve dhe institucioneve të eurozonës.

Është e rëndësishme që të ndihmohen në tejkalimin e problemeve financiare edhe Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Maqedonia, në rast se Greqia del nga eurozona, duke pasur parasysh se degët e bankave greke janë pjesë e rëndësishme e sistemeve të tyre financiare dhe të tregjeve.

Bashkimi Evropian sipas këtij plani do të kishte gjasa të nisë shtetëzimin e filialeve të bankave greke në këto vende, që do ti nënshtroheshin mbikëqyrjes dhe kufizimit të lëvizjeve të kapitalit dhe pagesave bankare.

Tani për tani këtë gjë nuk e dëshiron askush, sepse “zgjerimi i infektimit” do të mund pastaj të godiste vende që janë ende të rrezikuara si Portugalia por madje edhe Spanja. Por nëse BQE ndërprenë dërgimin e “parave të freskëta” bankës qendrore greke, ekziston mundësia që kjo bankë automatikisht të pezulloi mundësinë që nga ajo të furnizohen me para bankat komerciale.

Të gjithë shpresojnë që të mos ndodhë një gjë e tillë, por një ekip i ekspertëve të Komisionit Evropian të BQE-së, që në vitin 2012 kishin hartuar planin e koduar “Operacioni Kroacia” që fatmirësisht nuk ka pasur nevojë të implementohet, tani ka hartuar planin tjetër të quajtur “Operacioni Shqipëria”, që ka për qëllim të parandalojë frikën dhe lëvizjet e pakontrolluara të tregut dhe bursës, si në disa raste të mëparshme në fillim të krizës në eurozonë. (lajmi.net)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT