Të shtunën Kosova luan kundër Çekisë në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020”.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për këtë sfidë pasi të gjitha biletat janë shitur.

Indeksonline mëson se nga ana e mysafirëve në stadium do të jenë prezent rreth 330 tifozë.

Çekët do të kenë të rezervuara ulëset në pjesën jugore të stadiumit.