Zbulohet misteri, kjo është arsyeja pse lumi mori ngjyrë të kuqe

Një javë më parë, lumi Daldykan në Rusi kishte marrë ngjyrë të kuqe. Këto foto u përhapën nga të gjitha mediat, duke e quajtur si mister ngjyrosjen e këtij lumi.

Mirëpo pas një mohimi të vazhdueshëm, më në fund prodhuesi më i madh i nikelit në botë e ka pranuar që ngjyrosja me ngjyrë të kuqe e lumit është shkaktuar nga derdhja e kimikateve nga një prej impianteve të tij.

Sipas Norilsk Nickel, shirat e 5 Shtatorit shkaktuan dëmtim të digës së filtrimit të impiantit metalurgjik, duke shkaktuar shkarkimin e tij në këtë lumë, por gjithashtu kompania ka shtuar se kjo gjë nuk përbën rrezik për njerëzit apo për mjedisin.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT