Arbër Zeneli do të rikthehet dhe do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kosova do të përballet me maqedonasit në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të “Euro 2020”, me synimin për të prerë një biletë për Euro 2020.

Para këtij dueli të madh, lajme të mira vijnë lidhur me yllin e Dardanëve, Arbër Zeneli, i cili duket se do të paraqitet në fushën e blertë edhe para këtij takimi.

Zeneli pritet të kthehet në fushën e blertë më 23 shkurt, në ndeshjen që Reims e luan në udhëtim kundër St.Etienne, përcjell lajmi.

Kësisoj, bëhet e ditur se anësori i Kosovës do të jetë gati për grumbullimin për Maqedoninë e Veriut, gjithmonë nëse Bernard Challandes i jep ftesën.

Zeneli mund të ketë vështirësi që të kap menjëherë ritmin e tij, por prezenca e tij në skuadrën kombëtare rrit besimin te grupi. Me shumë gjasë, ai do të jetë i ftuar për ndeshjen kundër Maqedonisë.

Kosova e Maqedonia e Veriut do të luajnë në Shkup më 26 mars, në stadiumin “Todor Proeski”.